Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaMinistri Peci jep lajmin e mirë për fermerët

Ministri Peci jep lajmin e mirë për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fatpn Peci, ka njoftuar se është shtyer edhe një herë afati për aplikimin në programin për subvencione.

Ai ka bërë të ditur se afati është shtyer për herë të fundit dhe do të zgjasë deri më 14 prill.

“Të nderuar fermerë,

Shtyhet për herë të fundit afati për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023.

Zgjatja e këtij afati bëhet për 7 ditë përkatësisht nga data 7 prill 2023 deri më 14 prill 2023 në ora 16:00.

Punë të mbarë e të bereqetshme!” thuhet në njoftimin e ministrit Peci.

Kujtojmë se aplikimi është hapur më 28 shkurt dhe se i njëjti bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

Të gjithë fermerët mund të aplikojnë për pagesa direkte për sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sasinë e prodhuar/dorëzuar të grurit; për sipërfaqet e mbjella me farë të grurit;për sipërfaqet e mbjella me elb; për sipërfaqet e mbjella me thekër; për sipërfaqet e mbjella me tërshërë; për sipërfaqet e mbjella me misër; për sipërfaqet e mbjella me lulediell; për vreshtat ekzistuese; për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht; për pemishtet ekzistuese; për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit; për sipërfaqet e mbjella me perime; për prodhimtarinë organike;  për bimët mjekësore dhe aromatike; për lopë dhe buallica qumështore;  për dele dhe dhi qumështore; për bletë; për pula vojse dhe për dosa për riprodhim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments