Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaMinistri Peci: Dyfishohet subvencionimi për bagëti të imëta, nga 90 në 180...

Ministri Peci: Dyfishohet subvencionimi për bagëti të imëta, nga 90 në 180 euro

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se gjatë këtij viti do të rrisin shumën e subvencionimit për bagëti të imëta.

Shuma e subvencionimit për buallica qumështore nga 90 euro për krerë do të dyfishohet në 180 euro. Rritje të subvencioneve do të ketë edhe për dhitë në 30 euro.

“Si synim i agjendës së gjelbër dhe angazhimeve tona në reformë do të vazhdojmë me rritjen e përkrahjes për bujqësinë organike për shkak se sipërfaqet e deri tanishme që kanë qenë nga 50 euro hektar do të rrisim nga 50 në 100. Me rritjen e përkrahjes për bujqësinë organike për shkak se sipërfaqet e deri tanishme që kanë qenë nga 50 euro për hektarë, i rritem në 100 euro. Ndërsa këtë vit, nga 100 euro do të rriten në 250 euro. E gjitha puna, mundi e djersa e fermerëve do të realizohen të gjitha pagesat sikurse ka qenë viti 2022-2023. Ne besojmë që puna angazhimi i mire dhe transparenca që na ka shoqëruar dhe meritokracia në dy vitet e fundit do të vazhdojë më një përkrahje edhe ma kualitative dhe cilësore edhe për vitin 2024”- ka deklaruar Peci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments