Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeMinistri Murati iu reagon komunave që e çuan në Kushtetuese Ligjin për...

Ministri Murati iu reagon komunave që e çuan në Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe kryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, e kanë çuar sot në Gjykatë Kushtetuese, Ligjin për Tatimin në Pronë.

Murati e ka cilësuar një lëvizje të tillë si “potez të kastës së vjetër politike”, që sipas tij duan të fshihen pas Gjykatës Kushtetuese, me arsyetimin se janë për zbritje të tatimit në pronë por që ligji është bllokuar nga Kushtetuesja,

Por Murati thotë se një gjë e tillë s’ka efekt meqë thotë se ligji i ndryshuar është në fuqi dhe secila komunë ka mundësinë të vendos nëse dëshiron të falë një pjesë të tatimit më së largu deri më 15 shtator 2023.

Reagimi i plotë:

Për ligjin që e kishin miratuar vetë më 2018, ligj i cili parashihte vlerësimin e pronave sipas tregut, dhe që parashihte që përveç tatimit në objekte, të fillonte edhe të llogaritej tatimi në tokë me 100% të vlerës në vitin 2023, tentuan t’ia hedhin fajin qeverisë sonë.

Thanë se qytetarit po i vihej barrë e papërballueshme, dhe se po të ishte në dorën e tyre, do ta letësonin këtë barrë.

Qeveria Kurti e bëri këtë të mundur duke miratuar ndryshimin e Ligjit për Tatim në Pronë, ashtu që secila komunë të kishte mundësinë të falte faturat deri në 100 euro për vitin 2023, për të gjithë tatimpaguesit.

Dhe, çfarë bëjnë tash ata që para 6 muajsh “qanin hallin e qytetarëve”?

E dërgojnë ligjin në Gjykatë Kushtetuese.

Pra, po dëshmohet edhe njëherë që britmat këta nuk i kanë as për qytetarin e as për shtetin.

Sidoqoftë, edhe ky veprim i tyre është i kotë.

Krejt çka po duan të bëjnë me këtë potez kasta e vjetër politike, është që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata “do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese”.

Por kjo nuk pin ujë.

Sepse ligji i ndryshuar tashmë është në fuqi, dhe secila komunë ka mundësinë të vendosë për faljen ose jo të një pjese të tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit më së largu me 15 shtator 2023.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments