Me këtë rast, përveç pjesëmarrjes në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes, Sigurisë Kombëtare dhe asaj Kibernetike, ISDEF 2022, gjatë vizitës treditore, Ministri Mehaj do të realizoj takime edhe me autoritetet më të larta të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes izraelite.
Izraeli është partneri ynë shtetëror shumë i rëndësishëm në kuadër të proceseve zhvillimore të diplomacisë sonë të mbrojtjes si dhe aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së.