Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetMinistri Mehaj priti në vizitë ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando

Ministri Mehaj priti në vizitë ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando

Në vazhdën e takimeve njohëse, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në vizitë ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.  Me këtë rast, ambasadori Orlando uroi ministrin Mehaj për marrjen e detyrës duke shprehur vullnetin e tij për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen nga pozitat respektive, si dhe duke konfirmuar mbështetjen për Ministrinë e Mbrojtjes për të realizuar synimet e saj bazuar në Marrëveshjen Bilaterale mes dy ministrive.

Nga ana e tij, ministri Mehaj falënderoi ambasadorin Orlando për vizitën e tij dhe shprehu mirënjohjen për Republikën e Italisë, në mbështetjen e ofruar vendit tonë deri më tani në të gjitha fushat, duke theksuar rolin e saj në ndërtimin dhe arritjet e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ai shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e madh në sigurinë e përgjithshme të kontingjentit ushtarak italian në kuadër të KFOR-it. Ai, gjithashtu, theksoi rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes të Italisë dhe Forcat e Armatosura të saj, duke pasur parasysh përvojën e madhe italiane në procesin e integrimeve euroatlantike  dhe forcave ushtarake italiane në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak  në përgjithësi si rrugë e duhur për anëtarësim në NATO.

Në fund, të dy u pajtuan që të intensifikohen aktivitetet me koordinim të ndërsjellë për implementimin e suksesshëm të Planit të bashkëpunimit bilateral në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments