Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMinistri Mehaj pret ushtarët kosovarë që u kthyen nga misioni i parë...

Ministri Mehaj pret ushtarët kosovarë që u kthyen nga misioni i parë ushtarak i FSK-së jashtë vendit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur ushtarët që u kthyen sot nga misioni i parë ushtarak i FSK-së jashtë vendit.

Mehaj thotë se “emocion i veçantë ishte pritja e ushtarakëve tanë, që u kthyen sot nga misioni i parë ushtarak i FSK-së jashtë vendit”.

“Emocion i veçantë ishte pritja e ushtarakëve tanë, që u kthyen sot nga misioni i parë ushtarak i FSK-së jashtë vendit. Këta djem, me shërbimin e tyre përkrahë forcave amerikane në operacionin e stabilitetit në Kuvajt, na bënë krenar, jo vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe gjithë kombin. Me Major Ibrahimin, Kapiten Haxhiun, Toger Shemsedinin, Tetar Lajçin dhe Ushtar Mehmetin si dhe Vëllezërit e tyre në Armë, ushtarakët amerikan, kapiten Gudenkanf dhe Rreshter Sanderson, shkëmbyem rrëfimet nga përvojat tona në operacionet jashtë vendit”, ka shkruar ai.

Mehaj tutje ka njoftuar se ka akorduar medalje për ushtarët që kanë qenë në operacionin në Kuvajt.

“Për pjesëmarrjen dhe performancën e lartë në misionin e parë ndërkombëtar, për ushtarakët tanë, kam akorduar medaljet për “Pjesëmarrje ne Operacione Ndërkombëtare”, që do t’u ndajmë në ceremoni të veçantë. Ju faleminderit djema, juve dhe familjeve tuaja, për sakrificën në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë globale! Ju konfirmuat në vepër, vlerën e shenjtë të Besës sonë për mikun!Ju në vepër shprehët falënderimin dhe mirënjohjen për atë që SHBA dhe gjithë vendet tjera aleate, bënë për ne në kohët e vështira.

“Ka të ngjarë të ketë një vend në parajsë për njerëzit që u përpoqën shumë, por ajo që ka vërtet rëndësi është të kenë sukses. Nëse kjo kërkon që ju të ndryshoni, ky është misioni juaj – Gjeneral Stanley McChrystal”, thotë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments