Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vendosur që çdo muaj një pjesë të pagës ta dhurojë për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkani”.
Kështu ka informuar themeluesi i shoqatës, Halil Kastrati, teksa ndau pamje nga vizita e ministrit tek shtëpia e të moshuarve.
Njoftimi i plotë i Kastratit:
“Zoti të shpërbleftë!
“Kam vendosur që një pjesë të pagës sime ta dedikoj për shoqatën Jetimat e Ballkanit”
Vizitë speciale e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z.Armend Mehaj tek shtëpia e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”
Duke na uruar për punën që po bëjmë, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” edhe ai iu bashkangjit këtij karvani me një pjesë të pagës së tij që do ta dërgojë çdo muaj tek shoqata jonë.
Faleminderit Minister, Zoti ju shpërbleftë!