Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeMinistri i ri i Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim: Vetëm kështu i...

Ministri i ri i Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim: Vetëm kështu i mbajmë shkollat, ekonominë dhe bizneset hapur

Ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit Covid-19.

Ai tha se ky virus është ende prezent në vend dhe se vetëm përmes vaksinimit shkollat, ekonomia dhe bizneset mbahen hapur.

“Për qytetarët, ne mos të harrojmë që Covidi nuk ka ikur dhe është këtu në mesin tonë, me një variant ose një variant tjetër, Delta apo ndonjë variant tjetër. Ju lutem vaksinohuni. Nëse vaksinohemi, ne mund t’i mbajmë shkollat hapur, bizneset hapur, ekonominë hapur, mund të udhëtojmë. Prandaj shkoni vaksinohuni. Nuk keni nevojë me qenë vetëm në Prishtinë, por në të gjitha qendrat anembanë, pavarësisht a je qytetar i Kosovës apo nuk je”, tha Latifi.

Më tutje, Latifi tha se do të dërgojnë edhe ekipe në vende më të largëta për të vaksinuar qytetarët.

Këto komente ministri i ri i Shëndetësisë i bëri gjatë një vizite në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori”, në Prishtinë.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments