Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeMinistri i Kurtit thotë se Asociacioni duhet të jetë në harmoni të...

Ministri i Kurtit thotë se Asociacioni duhet të jetë në harmoni të plotë me Kushtetutën, por çka u fol dje në Bruksel për këtë temë?

Ministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, foli të hënën rreth draft-statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, që ishte prezantuar në Bruksel nga ekipi menaxhues i cili më pas ishte shkarkuar.

Sipas tij, ai i hartim ka qenë në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Statuja e Millosheviqit do të vendoset në Moskë, çfarë mban ai në duar – G…
Kjo pasi siç Krasniqi, aty parashihej të themelohej një “Republikë Srpska” në Kosovë, për çka është kundërshtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Krasniqi tregoi se me përpilimin e draft-statutit të Asociacionit, ekip menaxhues e ka përfunduar mandatin e vet.

Ndër të tjera, Krasniqi shpjegoi edhe arsyen e mos-shkarkimit të ekipit menaxhues para se ta prezantonte draft-statutin në Bruksel. Ai theksoi se pala kosovare ka dashur të jetë konstruktive në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, ai foli edhe për draft-vizionin e paraqitur nga Kurti në Bruksel.

“Secili veprim që do të merret do të ketë bazën Kushtetutën e Kosovës, nëse është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai për RTK-në.

Por çka u tha dje për Asociacionin në takimin që zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi pati në Bruksel ku mori pjesë në takimet e zhvilluara në kuadër të procesit të dialogut?

Pas përfundimit të takimeve, i pyetur nga gazetarët, zëvendëskryeministri Bislimi tha se rezultate as nuk është dashur të priten.

Bislimi tha se nga pala serbe është thënë se nuk iu intereson Kushtetuta e Kosovës e as letra e Mogherini-t, por vetëm zbatimi i Asociacionit që kanë marrë nga Isa Mustafa në vitin 2015.

“Nga pala serbe është thënë sot se atyre nuk iu intereson Kushtetuta e Kosovës, nuk i intereson as letra e Mogherinit, iu intereson vetëm ajo që kanë marrë nga Isa Mustafa në vitin 2015 dhe Petkoviq edhe i lexonte atë se çka kanë marrë nga Mustafa në vitin 2015, thoshte që kështu e duam ne asociacionin.’’

Mbi takimet e radhës dhe vijimësinë e procesit, zëvendëskryeministri Bislimi tha se nuk dihet se si do të ecet tutje.

“Mendoj që Grupi Monitorues nuk mund të takohet pa u dakorduar për termat e referencës. Kjo vlen edhe për Grupin Punues, apo Komitetin e Përbashkët për Personat e Pagjetur. Në draftin e dërguar nga Lajcak thuhet që takimi i parë i Komitetit të Përbashkët për zbatimin e Marrëveshjes për Personat e Pagjetur duhet të realizohet brenda 60 ditëve, që nënkupton jo më larg se fillim apo mesi i muajit korrik”.

“Tash data 28 maj për ne nuk përbën kurrfarë date për të cilën duhet të brengosemi, për arsye se kemi pas një proces demokratik dhe është shumë normale që ky proces demokratik të finalizohet me aktin e emërimit dhe dhënies së betimit nga kryetarët aktual”.

Bislimi thotë se ka njoftuar BE-në për disa probleme të shfaqura në veri të Mitrovicës.

“Ne kemi informuar Lajcak për problemet që janë hasur në mënyrë unilaterale nëpër disa ndërtesa në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan e për të cilat ka munguar reagimi i BE-së. Arsyetimi ka qenë se nuk kanë informata të mjaftueshme, por unë mendoj që kjo do të zgjidhet shumë shpejt pas dërgimit të informatave nga ana e Kosovës për arsye se ne besojmë se EULEX-i duke qenë prezent në Kosovë, është dashur që të gjitha këto informata t’ia bart zotit Lajcak.’’

‘’Unë kam frikë se mesazhi që po dërgohet është i kundërt me atë që dëshirohet. Për aq kohë sa ne themi se inaugurimi i kryetarëve mund të shkaktojë tensione, dikush mund ta kuptojë këtë si ftesë për tensione. Në njëfarë mënyrë sikur ftesë që nëse doni ta pengoni këtë, duhet të krijoni tensione dhe mendojmë se kjo është shumë e rrezikshme dhe e panevojshme në këtë fazë.’’ përfundoi zëvendëskryeministri Bislimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments