Në Kosovë, nesër do të vijë për vizitë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias.
Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, nga ora 11:40.
Në njoftimin e Kabinetit të presidentes thuhet se “Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, dhe duhet të jenë në Presidencë në orën 11:30”.
Dendias do të takohet edhe me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla. Ndërsa agjenda për takimet tjera të Dendias akoma nuk është bërë e ditur