Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMinistri Elbert Krasniqi priti në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Ministri Elbert Krasniqi priti në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi priti në takim sot, nënkryetarin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland.

Ministri Krasniqi i shprehi mirëseardhje z. Wieland në Prishtinë dhe falënderoj për mikëpritjen e ngrohtë të cilën z. Wieland ia bëri gjatë vizitës së Z. Krasniqi në Strasburg.

Në takim me z. Wieland, Ministri Krasniqi ka ritheksuar angazhimin e Komunave të Kosovës në përmbushjen e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA II). Gjithashtu, biseduan për mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e saj në iniciativa rajonale të BE-së si dhe iniciativa të reja që mundësojnë përafrimin e qyteteve dhe qytetarëve të Kosovës me ato të BE-së me qëllim të prosperitetit ekonomik në frymën e unitetit, tolerancës si dhe dialogut konstruktiv në mes të komuniteteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments