Wednesday, March 26, 2025
HomeLajmeMinistri Aliu emëron kundërligjshëm Burim Dinaramën U.D i drejtorit në ACC-së

Ministri Aliu emëron kundërligjshëm Burim Dinaramën U.D i drejtorit në ACC-së

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu ditë më parë  ka emëruar Burim Dinaramën, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit  të Aviacionit Civil (ACC).

 

Vendim ky i cili është marrë me datë 20 mars 2025.

Por vendimi i Aliut po konsiderohet i kundërligjshëm, pasi që Dinarama ka ushtruar këtë pozitë  tash e një vit dhe se vazhdimi i mëtutjeshëm i mandatit si U.D  në këtë institucion dhe vendimet që do t’i marrë, konsiderohen të  jashtëligjshme, në bazë të Nenit 35 te Ligjit për Zyrtarë publikë.

Sipas nenit 35 të Ligjit për zyrtarë Publik, 3. Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë (6) muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë (6) mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë. 4. Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni. 5. Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni, është i paligjshëm.

 

Ndërkaq në lidhje me këtë çështje një burim brenda AAC-së i ka thënë “Indeksoline “,se vendimi i Aliut për emrimin e Burim Dinaramës në këtë pozitë, derisa i njëjti të pensionohet me 11 maj 2025, e thellon dhe më tej jashtëligjshmërinë në AAC.

I njëjti burim i tha “Indeksonline”, se emërimi i tij është bërë pasi që Dinarama është i vetmi person që i nënshtrohet ministrit Aliu.

“Ështe ironike dhe injorante në të njëjtën kohe, se si ky vendim i fundit i ministrit i referohet pikerisht Nenit 35 në shkelje të të cilit e ka caktuar këtë zyrtarë në këtë detyrë. Mbase ky është i vetmi person që i nënshtrohet Liburn Aliut,  të nënshkruaj jashtëligjshem.  Në administratën publike është bërë fenomen që përmes caktimit si Ushtrues Detyre, të kërkohet degjueshmeria e ketyre personave. Kur merret parasysh se AAC  lëshon vendime e Rregullore te rëndesishme të sigurisë, kjo bëhet edhe me alarmante kur dihet se secili vendim i UD DP mund te kontestohet nga operatoret qe  AAC  rregullon”, ka thënë ky burim.

Sipas po këtij burimi ministri Aliu ka treguar papërgjeshmeri te skajshme me veprimet e tij në mbikqyrjen e ketij institiucioni të rëndësishem të sigurisë, prej se e ka marr mandatin, duke emruar në krye të këtij institucioni në mënyrë të kunderligjshme persona të afërt me të.

“Ai që nga gushti 2023 po e mban AAC qëllimisht me Ushtrues Detyre, duke caktuar persona të afert me te ani pse kundërligjshëm”, tha ai.

Ndërkaq Ardit Draguasha nga Demokraci Plus (D+) tha për Indeksonline se drejtori i AAC-së është shërbyes civil dhe se duhet t’i nënshtrohet Ligjit për Shërbyes civil i cili thotë se pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre më shumë se 12 muaj dhe se çdo vendim i marrë nga U.D pas këtij afati është i paligjshëm.

“Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC), ka statusin e Agjencisë Rregullatore, dhe sipas Ligjit për Zyrtarë Publikë dhe Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, drejtori emërohet nga Qeveria, me propozim të ministrit përgjegjës dhe përzgjidhet sipas procedurave për përzgjedhjen e nivelit të lartë drejtues të shërbimit civil. Rrjedhimisht, edhe drejtori i AAC-së, është shërbyes civil, i cili duhet t’i nënshtrohet Ligjit për Shërbyes Civil, i cili thotë se pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre më shumë se 12 muaj, dhe se çdo vendim i marrë nga u.d, pas kalimit të këtij afati është i paligjshëm. Problematike është fakti se Ligji bazë për Aviacionin Civil, nuk është harmonizuar ende me Ligjin për Zyrtarë Publikë, konkretisht neni 20 i këtij Ligji i cilit flet për mënyrën e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të ACC-së, ndaj ekziston një kolizion i ligjeve i cili e bën të paqartë legalitetin e vendimeve që mund të merren nga një u.d i pozitës së drejtorit për një mandat të dytë”, thotë Dragusha..

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments