Sunday, November 24, 2024
HomeBotaMinistrat evropianë: Energjia atomike e nevojshme për ta fituar betejën klimatike

Ministrat evropianë: Energjia atomike e nevojshme për ta fituar betejën klimatike

Ministrat e 10 shteteve të BE-së, nga Franca, Polonia, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Çekia, Finlanda dhe Hungaria dolën me një editorial në gazetat më të mëdha evropiane, duke mbrojtur idenë se energjia atomike është energji e gjelbër.

“Na duhet energjia bërthamore për ta fituar betejën klimatike. Është një aset kyç për të ardhmen me më pak karbon. Nuk ka asnjë provë shkencore që tregon se ajo e dëmton shëndetin e njeriut ose mjedisin më shumë sesa teknologjitë e tjera të prodhimit të elektricitetit,” theksuan ministrat evropianë.

Sipas tyre, edhe luhatjet që po hasin tani tregjet me çmimet e energjisë prej gazit do të parandaloheshin nëse do të kishte një shumicë centralesh bërthamore.

“Energjia e rinovueshme nuk mjafton për të përmbushur nevojat për elektricitet me ndotje të ulët dhe konstant, ndërsa këtë e arrin aktualisht energjia atomike,” shkruajnë ministrat evropianë.

Ata që e mbështetin si teknologji, si Franca që e gjeneron 70 për qind të sasisë së energji me këtë mënyrë, thonë se ndikon në uljen e dioksidit të karbonit në atmosferë, ndërsa vende si Gjermania shprehin shqetësim rreth fakteve mbi mbetjet radioaktive, aksidentet e mundshme katastrofike dhe kostot tejet të larta të ndërtimit apo mirëmbajtjes së këtyre centraleve, raporton oranews.

Kompani të reja si ajo e miliarderit amerikan, Bill Gates, besojnë se mund ta ngrenë për 7 vite një reaktor të avancuar bërthamor që funksionon me natrium, dhe një i tillë me fuqi deri 500 megavat ka nisur të testohet në SHBA me një vlerë prej 1 miliard dollarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments