Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaMinistrat e partive shqiptare dhe boshnjake në Mal të Zi largohen nga...

Ministrat e partive shqiptare dhe boshnjake në Mal të Zi largohen nga seanca e Qeverisë, shkak u bë përmendorja e Mitropolitit të KOS

Ministrat e partive minoritare të shqiptarëve dhe boshnjakëve në Mal të Zi,  janë larguar nga seanca e sotme e Qeverisë për shkak të vendimit për ngritjen e përmendores së Mitropolitit të ndjerë të Kishës Ortodokse Serbe Amfilohi në Beran, mëson mediumi malazez CdM.

Kryeministri Milojko Spajiq, i cili ndodhet në Bruksel për një drekë pune me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot nuk po e kryeson seancën e Qeverisë, por zëvendësohet nga zëvendëskryeministri nga radhët e demokratëve, Aleksa Beçiq.

Ministrja e Kulturës dhe Mediave Tamara Vujoviq, së cilës është kryetar partie Beçiq, ka dorëzuar sot propozimin në Qeveri për dhënien e miratimit paraprak për ngritjen e memorialit për metropolitin Amfilohije të zonës bregdetare malazeze, para afatit.

Në rendin e ditës të publikuar të seancës së Qeverisë nuk thuhej se është përfshirë propozimi i ministrit Vujoviq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments