Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeMilanoviq propozoi që Kosova të anëtarësohet në NATO, reagon ministri Mehaj

Milanoviq propozoi që Kosova të anëtarësohet në NATO, reagon ministri Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pasi presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq ka propozuar që Kosova të integrohet në NATO.

Mehaj e ka falënderuar presidentin kroat, teksa e ka quajtur edhe vëlla.

“Ju faleminderit Miku ynë i madh! Do të vazhdojmë së bashku me ju, vendin tuaj dhe popullin vëlla kroat në rrugën e prosperitetit dhe mbrojtjes së vlerave euroatlantike të lirisë, demokracisë, duke i shërbyer paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global”, ka shkruar Mehaj në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Në samitin e sotëm të NATO-s të mbajtur në Bruksel, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka propozuar që Kosova të integrohet në këtë aleancë, e të bëhet më në fund shtet i plotë.

“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, ka thënë Presidenti Milanoviq.

Ju faleminderit Miku ynë i madh!

Do të vazhdojmë së bashku me ju, vendin tuaj dhe popullin vëlla kroat në rrugën e prosperitetit dhe mbrojtjes së vlerave euroatlantike të lirisë, demokracisë, duke i shërbyer paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.

#KosovoInNATO

🇭🇷🤝🇽🇰

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments