Milani ka arritur të përmbysë rezultatin në 3-2 ndaj Veronës, në duelin e xhiros së tetë në Serie A.
“Rossonerët” ishin në disavantazh prej dy golave pas pjesës së parë, sidoqoftë “kuqezinjtë” tani kanë përmbysur gjithçka në favor të tyre.
Olivier Giroud e ngushtoi fillimisht epërsinë në minutën e 59-të, nga një asistim i Leaos, përpara se “kuqezinjtë” të barazojnë rezultatin nëpërmjet Kessies nga pika e penalltisë në minutën e 76-të.
Vetëm dy minuta më vonë pas barazimit të rezultatit, mysafirët shënuan por në portën e gabuar, nëpërmjet Koray Gunter i cili shënoi në rrjetën e tij për ti dhënë epërsinë 3-2 skuadrës së Milanit.
Për të parë golin e tretë, klikoni këtu: VIDEO