Ish-deputeti dhe gazetari kosovar, Milaim Zeka, ka publikuar një fotografi në profilin e tij në ‘facebook’, ku shihet kryeminsitri Albin Kurti me vartësin e tij Besnik Bislimin, nën shoqërinë e Ridvan Muharremit. Fotografia është e realizuar në restoranin e këtij të fundit, ku edhe dje policia kreu bastisje dhe arrestoi vetë Muharremin si të dyshuar për rastin e rezervave shtetërore.
Zeka ka thënë se po e publikon fotografinë për hatër të zv.kryeministrit Besnik Bislimi, meqë sipas Zekës, Bislimi dëshiron të jetë mbrojtës i të gjitha punëve të Vetëvendosjes.