Ehat Miftaraja nga IKD ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, pavarësisht se kanë gjithë pushtetin dhe aparaturën shtetërore në duar, përsëri po viktimizohen.
Miftaraj ka shkruar në “facebook” se po enden me vetura të blinduara e me derivate të paguara me paratë e shtetit, përfshirë edhe ato të qytetarëve nga Drenica, Mitrovica, Llapi e qytetet tjera të Kosovë.
“VViktimizim. Mos u frikoni o trima se krejte aparaturen shteterore e keni ne duar.
Plus po endeni me makina te blinduara, me derivate qe paguhen nga buxheti i Kosoves, perfshire nga buxheti dhe financat e qytetareve te varfer nga Drenica, Mitrovica, Llapi e qytetet tjera te Kosoves.
Rroga e majme iu del ne fund te muajit.Edhe ne pushtet, edhe te rrethuar nga mbrojtja e aferte e Policise edhe mu VIKTIMIZU nuk shkon.Rune shneten, KURSE pushtetin dhe votat duhet me i fitu me pune te ndershme e jo me intriga e etiketime”, ka shkruar Miftaraj.