Kreu i shtetit Ilir Meta ka pranuar dorëheqjen nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, të Bajram Begajt, i cili sot do të votohet në Kuvend si Presidenti i ri i vendit.
“LIVE nga Stambolli – Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj. ”
Sot do të votohet në Kuvend propozimi i PS-së, Bajram Begaj për postin e kreut të ri të shtetit.
Begaj, u dorëhoq sot nga gradat që mbante dhe nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Por para votimit në Kuvend, këtë dorëheqje duhet ta pranojë dhe kreu i shtetit Ilir Meta.