Lionel Messi ka nisur aventurën e re në Francë te Paris Saint Germain.
Ai ka nisur stërvitjet të enjten, ku fillimisht do të ketë një parasezon para se të debutojë me PSG-në.
Messi te PSG ka gjetur shumë shokë, në veçanti Neymarin.
Që në seancën e parë ai ishte i pandashëm me Neymar, me të cilin ishte i pandashëm edhe te Barcelona.
Së bashku në fushë, ata premtojnë se do të dhurojnë spektakël dhe do t’i gëzojnë tifozët e Parisit, siç kanë bërë për shumë vite në “Camp Nou”.
Ëndrra e Neymar dhe Messi është Champions League dhe do të japin gjithçka që të triumfojnë këtë edicion.