Ylli i PSG-së, Lionel Messi fitoi sërish Topin e Artë, që është i shtati në karrierë.
Argjentinasi arriti të mposht yllin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
126 gazetarë nga anë e mbanë bota votuan për më të mirin e vitit 2021 dhe Lionel Messi ishte më i votuari.
Argjentinasi kishte 613 pikë, plotë 33 pikë më shumë se Leëa që u rendit i dyti (580 pikë).
Ndërkohë, Messi deklaroi se Lewandowski e meritoi çmimin e Topit të Artë falë trofeve që fitoi vitin e kaluar me Bayern Munichun, ku arritën tripletën, por fatkeqësisht ceremonia u anulua shkaku i pandemisë së COVID-19.