Kanë ardhur imazhet e para të Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, të cilët po dalin të jenë të frikshëm për çdo kundërshtar në stërvitje.
Ata po bëhen gati për sezonin e ri, sezon që e gjithë bota do t’i kenë sytë nga ta, pasi me shumë gjasa, nëse Mbappe nuk largohet – PSG-ja do të ketë treshen më të frikshme në histori të futbollit.
Leo Messi dhe Mbappe kanë asistuar për njëri-tjetrin në stërvitje, duke u përgatitur sa më mirë që ta bëjnë shpesh këtë edhe në fushë, bashkë me Neymarin, i cili tashmë e njeh shumë mirë Messin dhe mezi pret të luajë sërish me të.
Messi u transferua si lojtar i lirë në PSG, pasi i skadoi kontrata me Barcelonën dhe klubi spanjoll nuk mundi t’i ofrojë kontratë të re shkaku i fair play financiar.
Ai në PSG do të marrë pagë deri në 40 milionë euro në sezon neto, derisa ka nënshkruar kontratë deri më 2023, me mundësi vazhdimi dhe një vit tjetër.