Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeMesiq: Arkitektura e kufijve në rajon u kompletua me pavarësinë e Kosovës,...

Mesiq: Arkitektura e kufijve në rajon u kompletua me pavarësinë e Kosovës, por ka rrezik ende nga projekte megashtetërore

Mesiq: Arkitektura e kufijve në rajon u kompletua me pavarësinë e Kosovës, por ka rrezik ende nga projekte megashtetërore

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiqnë seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit, ka deklaruar se arkitektura kufitare në rajon u kompletua me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Mesiq tha se Bashkimi Evropian është shtëpi e përbashkët e rajonit dhe NATO-ja një ombrellë e përbashkët e sigurisë dhe ekonomike.

“Pikërisht këtë po e theksoj këtu, në Prishtinë, në Republikën e Kosovës, duke shënuar 25 vjet nga çlirimi i Kosovës, para së gjithash falë UÇK-së, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të aleancës së NATO-s dhe SHBA-së”, deklaroi Mesiq.

Edhe pse mendohej se koha më e vështirë kishte kaluar, shtoi ai, ka ende nevojë për veprim dhe prani të bashkësisë ndërkombëtare në rajon, jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnje-Hercegovinë.

“Ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të përballemi me shumë sfida, në fakt sfida të vjetra që janë ridizajnuar. Mund të them lirisht se arkitektura kufitare në rajon u kompletua me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, ka ende kërcënime dhe rreziqe nga të ashtuquajturat projekte megashtetërore. Paqja dhe stabiliteti duhet të jenë vendet tona të shenjta që duhet të sigurojnë prosperitetin e të gjithëve ne. Përgjigja më e mirë për të gjitha sfidat dhe kërcënimet është perspektiva euroatlantike”, shtoi ai./REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments