Refiqe Hamiti ishte njëra nga dy mësimdhënëset e shkollës “Ismail Qemali” në kryeqytet, e cila kërkoi që të ndalet greva. Ajo sot e mbajti një fjalim para kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të cilit i kërkoi “të bëhet patriot”.
“Të lutem, i nderuari kryetar i sindikatës, mbrona sot identitetin dhe kthena në mësim sepse jemi duke humbë shumë. Jemi duke e humbur njerëzoren”, tha ajo ndër tjerash, drejtuar Jasharajt, të cilit i tha parapakrakisht “hiç nuk të kam qef”.
Refiqe Hamiti është fanse e flaktë e kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Në postimet e saj në Facebook, ajo thotë se kryetari i sindikatës së mësimdhënësve, Rrahman Jasharaj, “nuk është normal”.
“Unë kaherë kam menduar që ky njeri nuk është normal”, shkruan ajo ndër tjerash, në një postim në llogarinë e saj në Facebook.

Refiqe Ahmeti ishte pajtuar plotësisht me Kurtin, të cilin e quan burrështetas, se “mësimdhënësit duhet të jenë me nxënësit” dhe se “ta bojkotosh shkollën është ta bojkotosh shtetin”. Këto deklarata kryeministri i tha të shtunën në një konferencë për media, ku i akuzoi mësimdhënësit se po prodhojnë analfabetë funksionalë që “janë veç për skema sociale”.

