Pas disa kualifikimeve radhazi, aventura e Prishtinës në “Conference League” ka përfunduar.
“Bardhëkaltërit” pësuan humbje në udhëtim me rezultat 2 – 0, kurse u eliminuan nga rezultati i përgjithshëm 3 – 2.
Ishte Erik Botheim që zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të pas asistimit të Vetlesen.
Vendasit kishin tjetër rast të artë përmes Berg nga penalltia, mirëpo gjuajtjen e ndali portieri Haxha, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Edhe pse në pjesën e dytë, u prit që Prishtina t’i bëj ballë kampionit të Norvegjisë, vendasit vazhduan me sulmet e një pas njëshme.
Pas disa aksioneve, ishte prapë Botheim që gjeti golin, që për Bodo/Glimt rezultoi të jetë i kualifikimit tutje (78′).
Kësisoj, Prishtina e mbyll aventurën në Conference League, por bëri disa paraqitje dinjitoze që konfirmon se niveli i Superligës së Kosovës është duke u rritur.