Si pasojë e flakëve, i riu që po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit.

31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar, thotë Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.