Zgjedhjet e djeshme lokale në Republikën e Shqipërisë kanë tronditur opinionin me humbjet e opozitës dhe fitoret e kandidatëve të kryeministrit Edi Rama. Një gjë të tillë, Mero Baze, po e quan “shpallje non grata” edhe nga shqiptarët për Sali Berishën.
Berisha ishte shpallur “non grata” edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, vendim ky të cilin e kishte kontestuar madje edhe përmes mjeteve legale.“Sali Berisha “non grata” dhe nga shqiptarët” – vazhdon ai, pasi publikoi një hartë të Shqipërisë që duket gati e gjitha në ngjyrë rozë.