Bashkimi Evropian duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet me biseda të ndërsjella, dhe jo me vendime gjyqësore, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me mosmarrëveshjen me Poloninë mbi sundimin e ligjit.
“Ne jemi të gjithë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, që do të thotë se ne kemi për detyrë të përpiqemi gjithmonë të gjejmë një kompromis pa hequr dorë nga parimet tona,” u tha Merkel mediave pas një takimi me kryeministrin belg Alexander De Crome në Bruksel, raporton Reuters.
“Unë mendoj se është koha për të folur në mënyrë më të detajuar me qeverinë polake se si të kapërcehen problemet,” shtoi ajo.
Merkel vuri në dukje se Gjykata Evropiane e Drejtësisë duhet të vendosë për rastet herë pas here, por ajo gjithashtu shtoi se ishte e shqetësuar për numrin e çështjeve që përfundonin para gjykatës më të lartë të BE-së për momentin.