Friday, November 22, 2024
HomeTeknologjiMercedes merr dritën jeshile për autopilot nga organi gjerman i mbikëqyrjes së...

Mercedes merr dritën jeshile për autopilot nga organi gjerman i mbikëqyrjes së veturave

Organi gjerman i mbikëqyrjes së makinave i dha “dritën jeshile” sistemit të drejtimit gjysmë autonom të Mercedes-Benz, duke i hapur rrugën kësaj kompanie me bazë në Daimler që të fillojë të ofrojë sistemin e saj Drive Pilot në nivel global.

Sistemi shumë i automatizuar i mundëson shoferit të fokusohet në aktivitete të tjera pasi makina është e pajisur me teknologji për lëvizje autonome në trafik të rënduar ose në autostrada të ngarkuara, njoftoi Mercedes-Benz, transmeton Reuters.

Rregullatori gjerman SHBK miratoi sistemin bazuar në kërkesat teknike të specifikuara në rregulloret e Kombeve të Bashkuara.

Përveç rregullores së OKB-së për kërkesat teknike, vendet duhet të miratojnë gjithashtu ligje që sqarojnë se ku dhe si mund të përdoren sisteme të tilla, si dhe çështjet e përgjegjësisë.

Marcus Schaefer, drejtor i teknologjisë në Daimler, tha se Mercedes-Benz do të ofrojë sistemin Drive Pilot në ato tregje sapo të hyjnë në fuqi ligjet përkatëse në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Miratimi i marrë në Gjermani do të thotë që Mercedes-Benz mund të ofrojë makina të S-Class me Drive Pilot për klientët vendas në gjysmën e parë të vitit 2022.

Sipas analizave të kompanisë, në Gjermani ka më shumë se 13,100 kilometra autostradë të përshtatshme për sistemin Drive Pilot.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments