Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeMendez: Kosovës po i bëhet presion i njëanshëm për Asociacionin, s’ka garanci...

Mendez: Kosovës po i bëhet presion i njëanshëm për Asociacionin, s’ka garanci që s’do të jetë një “Republika Srpska” e dytë

Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme, Bob Menendez, ka folur për situatën në Ballkan Perëndimor dhe konkretisht procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Menendez ka thënë se mendon që palët s’janë duke vepruar në mënyrë të barabartë sa i përket ndërtimit të besimit në procesin e dialogut, duke përmendur këtu deklaratat destruktive të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel dhe planit të implementimit që u arrit në Ohër.

Ai gjithashtu ka thënë se po i bëhet presion i një anshëm Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ndërkohë s’po i bëhet presion i njejtë Serbisë.

Menendez ka përmendur edhe lidhjet e presidentit të Serbisë me Rusinë dhe Putinin.

“Ajo që shoh unë është presion për Kosovën që t’i bëhet presion për Asociacionin. Që edhe unë gjithashtu e kuptoj që Kosova ka marrë obligim për ta bërë. Ndërkohë duket për mua që për Serbinë nuk bëhet presion”, ka thënë Menendez.

Ai tutje ka thënë se s’ka parë  as ndonjë plan apo garanci që Asociacioni s’do të jetë një “Republika Srpska” e dytë, organizim që e mban të destabilizuar Bosnje e Hercegovinën.

“Ndërkohë s’ka as ndonjë plan apo garanci që Asociacioni s’do të jetë një Republika Srpska”, ka thënë Menendez./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments