Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë të ditur se sot do ta nënshkruajë një marrëveshje prej 12.6 milionë eurove.
Sipas njoftimit, kjo marrëveshje që do të nënshkruhet me KfW-në.
Marrëveshja ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.
Ceremonia do të zhvillohet në ora 09:30, në Objektin e Qeverisë.