Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren, ku ka takuar qytetarët e Zhurit, Hasit, Tusuzit dhe qendrës së Prizrenit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se në këto bastione bashkë me kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, Shaqir Totaj prezantuan programin e PDK-së për ndryshimet e mëdha që Totaj do t’i bëjë në kryeqytetin historik të shqiptarëve.
“Prizreni është dhe do të mbetet Jerusalemi i PDK-së dhe me fitoren e Shaqir Totajt dhe ekipit të tij, qytetarët e Prizrenit do të kenë qeverisje të dinjitetshme”, shkruan Krasniqi.