Tetori është muaji rozë, kundër kancerit të gjirit. Fushatës vetëveijësuese për parandalimin dhe diagnostifikimin e hershëm të kancerit të gjirit i është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Krasniqi në aktivitetet e fushatës për zgjedhjet e 17 tetorit, në ditën e parë të tetorit ka vendosur fjongon rozë që simbolizon ndërgjegjësimin e grave për këtë sëmundje.
Ky detaj është vërejtur tek Krasniqi në aktivitet që ka zhvilluar sot nëpër disa komuna në mbështeje të kandidatimëve të PDK-së për kryetar komunash.