Monday, November 25, 2024
HomeLajmeMemli Krasniqi, i vetmi lider opozitar sot përballë Albin Kurtit në Kuvend

Memli Krasniqi, i vetmi lider opozitar sot përballë Albin Kurtit në Kuvend

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ishte i vetmi lider nga partitë opozitare që ishte në sallë për të kërkuar përgjegjësi nga shteti i Serbisë për lirimin e tyre dhe për të kërkuar llogari nga kryeministri Albin Kurtit rreth përpjekjeve që shteti i Kosovës po bënë për lirimin e policëve.

Lideri i PDK-së tha se kidnapimi i tre policëve të Kosovës në territorin e vendit tonë është shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit.

“Këto veprime të Serbisë janë një shpërfillje e hapur ndaj të drejtës dhe obligimeve ndërkombëtare, si dhe parimeve të demokracisë. Për më tepër, ky është një provokim i hapur dhe një qëndrim i qartë i Serbisë se nuk do paqe me Kosovën”, ka thënë Krasniqi.

Lideri i Opozitës ka theksuar se përmes këtij veprimi, Serbia e Aleksandër Vuçiqit dëshmoi se mbetet me logjikën e njëjtë sikur të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit.

Krasniqi tha se tani, përtej politikës, e rëndësishme është rikthimi i tre policëve të kidnapuar në shtëpi. Për rikthimin e tyre, Krasniqi ka thënë se është përgjegjësi e Kryeministrit Kurti.

“E gjithë Kosova është e bashkuar në pritjen dhe përpjekjen për kthimin e sigurt dhe të shpejtë të zyrtarëve tanë policorë të rrëmbyer. Ne kërkojmë që Serbia të sigurojë informacione për sigurinë e tyre dhe kushtet e mbajtjes së tyre. Më vonë do të ketë kohë për të parë se çfarë ndodhi dhe pse. Tani të gjithë duhet të fokusohemi në rikthimin e tyre të menjëhershëm.   Gjithsesi, përderisa përgjegjësia për shëndetin dhe sigurinë e policëve tanë është e Serbisë, përgjegjësia për kthimin e tyre në shtëpi tani është e juaja, Kryeministër”, ka thënë Kryetari i PDK-së.

Seanca parlamentare ku po diskutohet për kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë u iniciua sot paradite me ftesë të kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi.

Por, në këtë seancë nuk ishin fare të pranishëm kryetarët e dy partive tjera opozitare, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments