Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMemli Krasniqi godet Kurtin: S’është normale, sillet sikur s’po ndodh gjë

Memli Krasniqi godet Kurtin: S’është normale, sillet sikur s’po ndodh gjë

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të përmirësuar gjendjen e qytetarëve të prekur nga rritja e çmimeve.

“Nuk është e arsyeshme që qeveria të sillet si spektator”, thotë Krasniqi në emisionin Pressing në T7.

“Kryeministri i Kosovës është një spektator në krizat të cilat po e ballafaqon qytetarin e Kosovës që nga viti i kaluar. Kështu ka qenë në rastin e krizës së pandemisë, kështu ka qenë pastaj me krizën e energjisë, tash është njëjtë me rritjen e krizës së rritjes së çmimeve dhe këto janë probleme të cilat e atakojnë drejtpërdrejt sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe familjeve kosovare”, theksoi ai.

“Nuk është normale që një kryeministër që ka përgjegjësi me udhëheq vendin me u sjell sikurse asgjë s’po ndodh”, shtoi ai.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments