Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMemli Krasniqi: Fitorja e Shaqir Totajt është fitore e shpresës për qytetarët...

Memli Krasniqi: Fitorja e Shaqir Totajt është fitore e shpresës për qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren, ku së bashku kandidatin për kryetar të ardhshëm të Prizrenit, Shaqir Totajn kanë bashkëbiseduar me kandidatët për Kuvendin Komunal për vizionin e ri për zhvillimin e Prizrenit.

 

Kreu i PDK-së tha se fitoren e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit e sheh si fitore të shpresës për qytetarët e Prizrenit.

“Prizreni qe katër vite është udhëhequr keq, me afera korruptive e degradim të skajshëm. Ky model i keqqeverisjes në Prizren tash e disa muaj është shpërfaqur edhe në nivel qendror”, tha Krasniqi.

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se PDK ka kandidatin më të përgatitur për zhvillimin ekonomik të Prizrenit dhe hapjen e perspektivës për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:

Partia Demokratike e Kosovës nuk e sheh  fitoren në Prizren, si fitore në një komunë. Ne e shohim fitoren në Prizren, si fitore të zhvillimit mbi degradimin, fitore të progresit mbi stagnimin, fitore të transparencës mbi keqpërdorimin.

E shohim fitoren e Shaqir Totajt si fitore e shpresës për qytetarët e Prizrenit dhe fitoren e PDK-së si rikthim të fuqishëm, që nisë në Prizren e shtrohet në mbarë Kosovën.

Prizreni qe katër vite është udhëhequr keq, me afera korruptive e degradim të skajshëm. Ky model i keqqeverisjes në Prizren tash e disa muaj është shpërfaqur edhe në nivel qendror.

Po e shohin të gjithë qytetarët çfarë menaxhimi i dobët po ndodhë me pandeminë Covid-19.

Në nivelin qendror, si opozitë, po përpiqemi të inkurajojmë të gjithë që ta ndalojmë rrezikun, ndërsa në Prizren, në zgjedhjet e tetorit, duhet ta ndalojmë keqqeverisjen dhe këtë model degradues.

PDK në Prizren ka kandidatin më të përgatitur për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e perspektivës për të gjithë qytetarët, pa dallim.

PDK, po ashtu, ka kandidatët më të mirë për Kuvendin Komunal që përfaqësojnë çdo pjesë të territorit të kryeqytetit historik të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments