Ish presidenti i Republikës së Kosovës, njëherazi kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, njihet për fisnikërinë dhe bujarinë e tij.
Këtë gjë e dëshmoi së fundi edhe drejtori i Investime Kapitale në Prishtinë, Gëzim Rafuna, duke treguar investimet që ka bërë Pacolli në vendin ku ishte lindur e rritur.
Ai bëri të ditur se Pacolli me mjete vetanake po ndërton Mullirin, shkollën si dhe një park në Marevc të Prishtinës.
“”Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm’e atë, ku më njeh dhe gur’ i thatë, ku kam pasurë shtëpinë, ku kam njohur perëndinë, stërgjyshët ku kanë qënë dhe varret q’i kanë vënë, ku jam rritur me thërrime,ku kam folur gjuhën time”. Poezi nga Andon Z. Çajupi.
Gjatë vizitës time në pjesët rurale të Prishtinës, po i vërej investimet që po rriten dita e ditës. Në dy vitet e fundit po ndryshon pozitivishtë pamja e kësaj pjesë mahnitëse të qytetit tonë.
Një investim më provokoi pozitivisht, ndërtimi i Mullirit (me pamje siq ka qenë para se të shkatrohet) në lumin Marec, ndërtimi i Shkollës (Muze) si dhe parku me gjelbërim dhe mundësi pushimi për publik dhe udhëtarët që levizin në këtë rrugë.
Behgjet Pacolli me mjete vetanake është duke e bërë, RESPEKT.
Ai që vendlidjen tij respekton edhe të tjerët i nderon.
Malësia e Prishtinës po ndryshon!”, shkroi Rafuna.