Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMehmetaj: 7500 euro rrogë për militantin, 600 euro për policin e Njësisë...

Mehmetaj: 7500 euro rrogë për militantin, 600 euro për policin e Njësisë speciale ‘është lojë me durimin’.

Gazetari Lirim Mehmetaj, thotë se rroga 7 mijë e 500 euro në muaj për një konsulent nga Qeveria e Kosovës, ‘është lojë me durimin’.

Referuar artikullit ekskluziv të Periskopit, që të plotë mund ta lexoni KËTU, Mehmetaj shkruan në profilin e tij në Facebook:

Kjo është lojë me durimin, qeveria angazhon militantin me rrogë 7500 euro për të shëtitur kafeve të Evropës

Ky është Gani Jakupi.

Ndryshe, konsulent i angazhuar nga Qeveria e Kosovës me pagë mujore 7500 euro në muaj.

Jakupi, besoni ose jo, përshkrim të punës e ka “takime me gazetarë, artistë, drejtorë festivalesh” në shtetet e Beneluksit dhe në “Pariz”.

Mendoni se pagën e lartë e shpenzon për të sajgisur gazetarët e artistët?

E keni gabim.

Kontrata nga Ministria e Punëve të Jashtme që e ka publikuar sot Periskopi, ia mbulon “edhe shpenzimet e takimeve me gazetarë e artistë”.

Cila është ekspertiza e Jakupit?

Shpërndarja e mesazheve militanteske dhe në mbrojtje të Kurtit në Tëitter.

7500 euro plus shtesat për militantin, 600 euro për policin e njësisë speciale.

Kjo është matematika e teveqelit.’/Periskopi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments