Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka komentuar kërkesën e Kosovës në drejtim të SHBA-ve për raketat anti-tank “Javelin”.
Ai ka publikuar fotografinë nga takimi në SHBA ku thotë se u bë kërkesa për t’i blerë antitankët “Javelin”.
Mehaj ka thënë se siguria e jonë është me e fortë dhe me e mirë se sa duket në shikim të parë dhe shihet në publik.
Më tutje, Mehaj ka deklaruar se “anëtarësimi në aleancën e NATO-së është pikësynimi i ynë”.
“Sot gjatë ditës jam kontaktuar nga shumë gazetarë, miq, dashamirë dhe shokë, në lidhje me lajmet e fundit për blerjen e raketave anti-tank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky investim për ushtrinë tonë ka nisur tash e dy vite e gjysmë më parë. Nën mandatin tonë, jo vetëm raketat “Javelin” e Dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjentet të tjera janë blere e janë në proces, e që konsideroj se duhet të mbesin pa u publikuar e në shërbim të interesit kombëtar”.
“Siç edhe e kam thënë me herët për mua ka qenë mision kryesorë forcimi me armatim i ushtrisë së Kosovës, për çka jam krenar që nën mandatin tonë mbi 292 milion euro i kemi shpenzuar në ketë drejtim. Dronët, raketat “Javelin” dhe shumë sisteme e kontigjentë të tjera, janë e arritur e jashtëzakonshme e shtetit tonë për ushtrinë e Kosovës. Anëtarësimi në aleancën e NATO-së është pikësynimi i ynë. Miqësia e Kosovës me SHBA-të është e pathyeshme dhe e përjetshme”.
“Një gjë dua të ia konfirmojë popullit tim se siguria e jonë është me e fortë dhe me e mirë se sa duket në shikim të parë dhe shihet në publik. Armatosjen e ushtrisë dhe Kosovës e kemi amanet nga dëshmorët e kombit, martirët, invalidet dhe veteranët e luftës. Ushtria e Kosovës është nderi dhe krenaria e jonë”, ka shkruar Mehaj në Facebook. /Gazeta Express