Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaMehaj: Në këto kohë sfiduese, roli i Kosovës brenda NATO-s është më...

Mehaj: Në këto kohë sfiduese, roli i Kosovës brenda NATO-s është më jetik se kurrë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka mirëpritur vendimin e avancimit të statusit të Kosovës në anëtar të asocuar të NATO-s.

Ai ka thënë se rruga jonë drejt anëtarësimit në NATO nuk ka të bëjë vetëm me bashkimin në një aleancë; por shkon përtej, për të afirmuar përkushtimin tonë për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

“Sot shënojmë edhe një moment tjetër historik për Kosovën, me ç’rast, Asambleja Parlamentare e NATO-s ka miratuar me shumicë votash avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues, në anëtar të asociuar”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka thënë se në këto kohë sfiduese, ku rrethanat e reja gjeopolitike kanë ndryshuar, roli i Kosovës brenda NATO-s është më jetik se kurrë.

“Ndërsa qëndrojmë në prag të këtij kapitulli të ri, për shtetin tonë, ne po i hapim rrugë së ardhmes, ku Kosova do të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të demokracisë, sigurisë dhe respektit të ndërsjellë në skenën globale. Ne kemi shumë punë përpara për PFP-në dhe disa procese të NATO-s, por duke punuar së bashku me aleatët tanë do ta arrijmë edhe atë”, ka shkruar ish-ministri.

duke punuar së bashku me aleatët tanë do ta arrijmë edhe atë”, ka shkruar ish-ministri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments