Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me ish-ministrat e mbrojtjes, Rrustem Berisha, Anton Quni e gjeneral Fadil Hadërgjonaj kanë bërë homazhe në në Koshare.
Mehaj tha se menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, natyrshëm rruga i çoi për në Koshare.
Tutje, Mehaj tha se lufta dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë popullit, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbeten përjetësisht binomi i lirisë së vendit.
“Lavdi e përjetshme heronjëve të Brigadës së Famshme ” Agim Ramadani” dhe gjithë të rënëve për Lirinë e Atdheut”, ka shkruar Mehaj