Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaMediumi spanjoll: Spanja po përgatit kthesën historike në raport me marrëdhëniet me...

Mediumi spanjoll: Spanja po përgatit kthesën historike në raport me marrëdhëniet me Kosovën

Qeveria e Spanjës në krye me Pedro Sánchez po përgatit një kthesë historike në qëndrimin e Spanjës për Kosovën me një njoftim që do të përfshijë njohjen e parë de facto të këtij territori ballkanik që nga pavarësia e saj e njëanshme nga Serbia në 2008.

 

Mediumi spanjoll ‘The Objective’ i thirrur në burime diplomatike thotë se pritet të bëhet hapja e një zyre komerciale apo kulturore në kryeqytetin kosovar. Por Zyra për Informim Diplomatik (OID) i është përgjigjur këtij mediumi se këto opsione nuk janë në tavolinë për momentin dhe se mundësi të  tjera janë duke u studiuar nga qeveria.

Sekretari i Shtetit për Bashkimin Evropian, Juan González-Barba, e bëri të qartë këtë të premte në një kolokium të Institutit Mbretëror Elcano për proceset e zgjerimit në Ballkan se Spanja nuk do ta njohë diplomatikisht Kosovën përderisa nuk ka marrëveshje dypalëshe ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Megjithatë kjo deklaratë po shihet si hera e parë që iu është hapur dera autoriteteve kosovare.

Së këndejmi, numri tre i Punëve të Jashtme theksoi se Spanja dëshiron të jetë “më e përfshirë” në rajon dhe se kjo strategji do të ishte e çalë nëse Kosova vazhdon të injorohet “plotësisht”. “Duhet të ketë një marrëveshje kompromisi dhe ne po shqyrtojmë tani forma të ndryshme pa i njohur Shtetet Anëtare”, tha ai duke iu referuar Kosovës në një audiencë me diplomatë dhe ambasadorë ballkanikë.

González-Barba theksoi se ky vendim spanjoll “do të merret së shpejti dhe do të publikohet”, duke lënë të kuptohet se hapi diplomatik është i pashmangshëm. “Ne duam që vendimi të mirëkuptohet nga Serbia, partneri ynë kryesor në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

“Ne duam të kontribuojmë në përpjekjet e të gjitha vendeve anëtare dhe të të dërguarit të Përfaqësuesit të Lartë – ish-ministrit të Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak – për të arritur marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe shpresojmë që përpjekjet tona do të njihen dhe vlerësohen nga vendet e mbetura të Ballkanit. ”, përfundoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments