Tuesday, November 5, 2024
HomeLajmeKosovaMediumi nga Madridi: Spanja ka gjasa ta njohë Kosovën, shkaku afganëve

Mediumi nga Madridi: Spanja ka gjasa ta njohë Kosovën, shkaku afganëve

Qeveria spanjolle e Pedro Sánchez u ofrua në gushtin e kaluar për t’u bërë vendi kryesor i refugjatëve nga Afganistani, por tani ajo është e përkushtuar për të devijuar fluksin migrues që pritet për muajt e ardhshëm në vende të tjera.

Ekzekutivi është duke punuar në një plan që Spanja të udhëheqë, së bashku me Bashkimin Evropian, instalimin e një kampi të madh refugjatësh në Kosovë. Spanja do të bashkëpunonte në menaxhimin dhe ndërtimin e objekteve.

Burimet diplomatike konfirmojnë për mediumin spanjoll OKDIARIO se këto plane janë në tryezën e Moncloa dhe tashmë janë avancuar.

Në këtë rast, territori me të cilin tashmë Brukseli dhe Spanja kanë filluar bisedimet është Kosova, një shtet që Spanja ende nuk e ka njohur.

Tani për tani, Kosova ka vendosur për strehimin e 2,500 të evakuuarve afganë për një vit.

Por mund të ketë edhe disa mijëra të tjerë në të ardhmen, të cilët do të qëndrojnë për një kohë në këtë vend dhe më vonë do të shpërndahen nga vendet e BE -së përmes një sistemi kuotash të panjohur akoma.

Shumë nga detajet e planit, sipas burimeve diplomatike të tyre, ende nuk janë negociuar.

Në fakt, as Kosova ende nuk e ka pranuar propozimin, edhe pse do ta mirëpriste pasi që në marrëveshje mund të jetë pjesë edhe “njohja nga Spanja në të ardhmen.

 

 

Burimi i Lajmit:Indeksonline

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments