Për fitoren e Përparim Ramës shkruajtën edhe mediume të huaja, teksa vet kryetari i zgjedhur mori urime të shumta edhe nga jashtë vendit, për triumfin në Prishtinë.
Ekipi i agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Associated Press prezantoi në gjithë botën gëzimin dhe entuziazmin e fitoren e Përparim Ramës në garën e balotazhit për kryetar të Prishtinës.
Por si goditje të rëndë të qeverisë së Kosovës e prezantuan humbjen e kandidatit të Vetëvendojes Arben Vitia, i cili pati epërsinë e voitave në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.