Xhudistja nga Peja e filloi mirë rrugëtimin e saj parë te medalja e artë, pasi i fitoi të tri përballjet në mënyrë të pastër, duke e përmbyllur mjaft mirë edhe finalen.
Për këtë triumf të Distrisë, shumë media ndërkombëtare gjetën hapësirë që të shkruajnë për medaljen e artë të parë për Kosovën në këto Lojëra Olimpike.
Reuters e kishte titullin: “Distria ia fiton Kosovës medaljen e parë të artë në xhudo në Tokio 2020”.
Një titull të bukur e kishte edhe The Washignton Post: “Kosova përshëndet medaljen e artë të Krasniqit në xhudo në Lojërat e Tokios”.
Për fitores e Distrisë ka shkruar edhe Associated Press, duke e përmbledhur më shumë garuesit që morën medalje në ditën e parë të Lojërave Olimpike.
Kujtojmë se Pejania ka fituar ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposht gjithashtu edhe pse me pak vështirësi.
Xhudistja jonë u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’, duke siguruar finalen e madhe.