Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, prej ditësh po përgatit listën e të ftuarve për inaugurimin e tij në Podgoricë më 20 maj.
Sipas medias malazeze “Antena M”, në atë listë, siç mësohet jo zyrtarisht, nuk është presidentja e Kosovës Vjosa Osmani
“Na u tha se kërkesa jonë është përcjellë në departamentin e partisë, i cili do të përgjigjet në kohën e duhur. Megjithatë, pavarësisht thirrjeve tona të shumta dhe durimit disaditor, përgjigja nuk ka ardhur ende”, shkruan mediumi malazez, transmeton Telegrafi.
Media malazeze shkruan se “duket se heshtja e administratës së partisë dhe vetë Jakov Milatoviqit diku sugjeron përgjigjen nëse, krahas ftesave tashmë të zbuluara për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të gjithë anëtarët e Kryesisë së BeH, Stevo Pendarovskin e Maqedonisë dhe Zoran Milanoviqin e Kroacisë, është edhe Vjosa Osmani në listën e të ftuarve është edhe Vjosa Osmani”.
Mirëpo, dilemën rreth ftesës për presidenten Osmani, e ka hequr këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.
Kupina ka thënë për Telegrafin se ka ardhur ftesa për Presidenten Osmani për pjesëmarrje në inaugurimin e presidentit Milatoviq.
“Presidentja ndodhet jashtë vendit. Sapo të kthehet, ju njoftojmë”, ka thënë ai.