Friday, November 22, 2024
HomeLajmeMediat e Venezuelës e lidhin figurën e Pacollit me afera korruptive, vjen...

Mediat e Venezuelës e lidhin figurën e Pacollit me afera korruptive, vjen reagimi i këshilltarit të tij

Për raportimet e mediave në Venezuelë që e lidhin biznesmenin shqiptar dhe ish-Presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli me afera të mëdha korruptive që kanë ndikuar edhe në aparatin e lartë diplomatik të Venezuelës, ka reaguar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, raportimet e tilla Zyberaj i ka quajtur sulme të pista politike, duke paralajmëruar se lajmet e tilla do të luftohen me mjete ligjore.

“Ato lajme dhe raportime do të luftohen me mjete ligjore dhe ata që qëndrojnë pas kësaj fushate të pistë do të përballen me drejtësinë, në Shqipëri apo në Perëndim”, shkruan ai në FB

Reagimi i plotë i këshilltarit të Pacollit:

Ish-presidenti dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli është akuzuar nga mediat në Venezuelë si i përfshirë në afera korruptive me politikanë të lartë të vendit latin, por dhe në bashkëpunim me me krimin e organizuar, ka raportuar Gazeta Shqiptare, duke u thirrur në mediat venezuelase.

Deri tani, asnjë reagim nuk është lëshuar nga Pacolli ndaj këtyre pretendimeve.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments