Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaMedia malazeze: Këshilltari për siguri i Presidentit të Malit të Zi ndodhet...

Media malazeze: Këshilltari për siguri i Presidentit të Malit të Zi ndodhet në Beograd, aty merr udhëzime nga BIA

Në një kohë kur Mali i Zi po përballet me një nga krizat më të mëdha të sigurisë së brendshme dhe konfliktet serioze politike mes partive që përbëjnë qeverinë në të gjitha nivelet, këshilltari për siguri i Presidentit të Malit të Zi dhe ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Dejan Vukshiq, vendosi të shkojë në Beograd për të marrë udhëzime të reja nga Agjencia e Informacionit të Sigurisë (BIA).

Portali M ka marrë fotografinë e Vukshiqit nga vizita në Beograd, të cilën për momentin thotë se nuk do ta publikojë për shkak të mbrojtjes së identitetit të personit që ishte në rrethinën e Vukshiqit.

Udhëzimet që këshilltari i Presidentit të Shtetit merr në këtë moment nga BIA, kanë të bëjnë me ndikimin në formimin e Qeverisë së re malazeze të mandatarit Milojko Spajiq, por edhe thellimin e konfliktit mes Spajiqit dhe Jakov Milatoviqit.

Ky mund të jetë edhe “turi” i fundit i udhëzimeve të dhëna nga BIA nën kontrollin e Aleksandar Vulin. Përkatësisht, sipas njoftimeve të mediave në Serbi, Vulin së shpejti mund të shkarkohet nga pozita e kreut të BIA-s.

Fushata e fortë mediatike që po bëhet këto ditë kundër Spajiqit, por jo Milatoviqit, përmes mediave serbe nën kontrollin e Aleksandër Vuçiqit, tregon qartë interesat dhe dëshirat e pushtetit politik dhe inteligjent serb kur është fjala për Malin e Zi.

Vukshiq, si një nga eksponentët më domethënës të atyre forcave dhe së fundmi në një pozitë të rëndësishme në kabinetin e Milatoviqit, është “instruktori” ideal që do ta drejtojë udhëheqjen shtetërore malazeze në drejtimin e dëshiruar nga Aleksandar Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments