Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMedia britanike: Von der Leyen turpërohet kur kryeministri i Kosovës i përmend...

Media britanike: Von der Leyen turpërohet kur kryeministri i Kosovës i përmend “padrejtësinë e madhe”

Në Slloveni janë mbledhur sot përfaqësues të shumtë të shteteve të huaja, në mesin e tyre edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

 

Pas zhvillimeve në Slloveni të samitit të Bërdos, tabloidi britanik ‘Express’ pati një raportim të veçantë me zhvillimet atje.

“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është turpëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën para samitit të Ballkanit Perëndimor në Slloveni, pasi tha se mosnjohja e pesë shteteve anëtare të BE-së për pavarësinë e Kosovës nga Serbia është ‘padrejtësi e madhe’.”,ka shkruar tabloidi britanik.

Gazeta gjithashtu shkroi se në këtë takim delegatët poashtu do të vlerësojnë përparimin e gjashtë prej shteteve të Ballkanit,si Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, drejt anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian.

Të pranishëm janë drejtuesit e 27 vendeve perëndimore.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments