Daut Haradinaj, kandidat i AAK’së për kryetar të Prishtinës ka folur për futbollin. Për cilin ekip do të bënte ai tifo nëse do të luanin Kosova me Shqipërinë?
“Unë kam luftuar në Kosovë për Kosovë dhe jam shumë i lumtur që e kam kryer shërbimin ndaj vendit tim për me pasur flamur e identitet’, tha Haradinaj.
“Unë jam shqiptar i Republikës së Kosovës dhe punoj për me forcu shtetin se sa më i fortë të bëhet Kosova edhe Shqipëria është më e fortë”, shtoi ai.